Berisha tregon sekretin e madh të jetës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku gjatë intervistës ka zbuluar një sekret. Pak ditë më parë, Berisha mbushi 75-vjeç dhe për Çanin, ai tregoi se ndihet ende në parametrat fizikë të 20 viteve më parë.

Arian Çani: Doktor Berisha, një 75- vjeçar si ty, ai i thotë vetes pas 8–orësh në zyrën e tij, mbahu doktor?

Sali Berisha: Më vjen keq që e lashë zyrën. E mbyll me keqardhje.

Arian Çani: Doktor një 75-vjeçar si ty, a ka filluar ta shohë veten si pacient?

Sali Berisha: Në rast se do kisha probleme do e shihja, por problemi im është ky: Unë mund të ndihem në këtë përvjetor të paktën në të njëjtën parametra fizikë dhe psikologjikë të 20 viteve më parë. Unë kam një sekret dhe do ia them gjithë botës.

Arian Çani: Ma thuaj!

Sali Berisha: Sekreti im është kalitja. Unë gjithë jetës i kam besuar kalitjes.

Arian Çani: Kalitja domethënë.. stërvitjes?

Sali Berisha: Domethënë… Po, stërvitja.

Arian Çani: A dakord. Jetës së shëndoshë, domethënë ecjes, jetës pa vese.

Sali Berisha: Në tërësi, sigurisht unë nuk jam njeriu abuziv në gjëra, por kalitja është sekreti. Unë sot të garantoj ngjit katin e katërt, jo me më shumë lodhje seç ngjisja katin e dytë në kryeministri. Kështu unë kam shumë arsye të falenderoj zotin në këtë 75-vjetor.

Arian Çani: Pse thua katin e katërt doktor?

Sali Berisha: Se aty banoj.

Arian Çani: Në kat të katërt? Nuk ngjitesh me ashensor?

Sali Berisha: Nuk marr ashensor.

Arian Çani: Asnjëherë?

Sali Berisha: Ndonjëherë ndodh, por si rregull jo.

Arian Çani: Mendova se ishte klaustrofobi.

Sali Berisha: Jo në asnjë mënyrë! Por respektoj shkallën. Shkalla është një gjë që e ndihmon njeriun shumë.

Arian Çani: Doktor, një 75- vjeçar si puna jote, a mundohet ti ndreqë gabimet që ka bërë në politikë?

Sali Berisha: Por kur është jashtë politike, ai nuk ka sesi të merret me të shkuarën e tij.

Arian Çani: Doktor, një 75- vjeçar si ty, a pendohet që e la mandatin sa herë që dëgjon në parlament fjalimet e Majlinda Halilaj dhe Rudina Hajdarit?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...