Ronela Hajati tregon situatën kur përfundoi në burg për shkak të klipit

Ronela Hajati ka përfunduar në polici gjatë xhirimeve të klipit të këngës “A don si kjo”.

 

Veshjet e performuesve të këngës i ngjanin personave që rrinin në formacionet e ISIS-It dhe kjo shkaktoi panik në atë kohë.

Ngjarjen e solli në vëmendje në emisionin “Soirée”, duke e treguar më me detaje atë situatë që e bëri të përfundojë në polici.

 

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin: ‘Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’. Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla.

 

Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...