Alketa Vejsiu ndodhet këto ditë në Marrakesh, Marok së bashku me Jonida Maliqin. Moderatorja shumë e dashur për publikun po qëndron në një nga hotelet më luksoze “Four Season” ndërkohë që po shijon pafund bukuritë e qytetit.

 

Në foton e fundit Alketa shfaqet si marokene e vërtet me shallë në kokë e fustan me lule teksa ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit.

 

Por një koment që i përmend bashkëshortin ka rënë në sy. “Ty lum A… që të ka”, shkruan komentuesja. “Edhe unë për të”, i përgjigjet Alketa.

 

Bashkëshorti i Alketës quhet Ardi Nelaj dhe është biznesmen i njohur. Moderatorja ka preferuar të mos e prezantojë kurrë me publikun bashkëshortin duke e ruajtur me fanatizëm jetën private.

 

Alketa dhe Ardi janë të martuar prej vitesh dhe prindër të dy fëmijëve.