“Në momentin që u futa në PD për palën tjetër nuk isha aktor i mirë…”, Julian Deda flet për përfshirjen në politikë

Aktori i humorit Julian Deda është një nga artistët shqiptarë që angazhohet edhe me politikë. I ftuar në emisionin “Soiree”, ai ka treguar se artisti humb kur merret me politikë dhe këtu e kishte fjalët për të gjithë fansat që dikur e pëlqenin.

 

Ndër të tjera ai ka pohuar se njerëzit nuk mendojnë që është aktor i mirë, vetëm se merret me politikë.

 

“Pyes palën tjetër, pra palën e majtë, po të isha fut në PS do isha po aktor i mirë? Sepse që në momentin që u futa në PD, për palën këtej nuk isha më”, ka thënë Jul Deda.

 

Gjithashtu ai ka dhënë edhe shembullin e Elhaida Danit për të dëshmuar se një artist kur merret me politikë do të humbasë mbështetjen e njerëzve dhe fansave.

 

“Dua të sjell këtu shembullin më klasik kur Elhaida Dani mori pjesë tek një spot i kryetarit aktual Erion Veliaj. Kur ajo fitoi ‘The Voice’, ishte një ndër zërat më të mirë dhe të talentuar, por papritur kjo u bë njeri i patalentuar”, është shprehur aktori.

 

Mendimin e tij e ka mbështetur edhe Memli Krasniqi, ish reperi i njohur i grupit “Ritmi i rrugës”, që sot është nënkryetar i PDK-së në Kosovë.

 

“Fansat që kanë qenë militantë, s’po i quaj negativisht të partive të tjera e humbin vlerësimin, respektin etj. dhe është diçka që secili artist e mat, veçanërisht nëse kemi të bëjmë me dikë nga fusha e muzikës”, është shprehur Memli Krasniqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...