“Vështirë të rri larg tij”, ministrja Shahini e përmalluar për bashkëshortin

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur së fundmi për jetën e saj personale. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, shahini foli edhe për mungesën e bashkëshortit të saj Dardan Molliqaj që jeton në Kosovë.

 

Ajo u shpreh se ai i mungon shumë dhe se e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg Dardanit. Ndër të tjera ministrja Shahini u shpreh se fundjavave takohen pothuajse gjithmonë.

 

“Është e vështirë të jetoj larg tij, por ne respektojmë punën e njëri-tjetrit dhe e dimë që është e përkohshme, kështu që duhet edhe pak ta kalojmë këtë pjesë të jetës ndarjes, por fundjavat në mënyrë rigoroze i kalojmë bashkë.

 

Kështu do të jetojmë derisa të përfundoj mandatin. Më pas do ta vendosim nëse do të zgjedhim Tiranën apo Prishtinën si qytet për të jetuar,”– tha Besa Shahini.

 

Ministrja e re e arsimit Besa Shahini kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin e saj deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj në muajin prill të këtij viti, në një lokal ku sigurisht që morën pjesë të afërmit dhe miqtë e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...