Ka vetëm pak ditë që është bërë e ditur se këngëtarja Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël. Pas 8 vitesh martesë, Yllka dhe bashkëshorti i saj do bëhen prindër për herë të parë.
Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, këngëtarja shfaqet gjithmonë me veshje të gjera për të mbuluar barkun pasi lajmin e ëmbël Yllka ka vendosur ta konfirmojë në një moment tjetër.
Megjithatë në videoklipin e saj të fundit, nuk ka kaluar pa u vënë re fakti se këngëtarja është shfaqur me një këmishë të gjerë të bardhë, por barku i rrumbullakosur duket qartë.
Kënga e re e Yllkës është baladë dhe mban titullin “Qysh ke mujt”.