Ja si duhet t’i hash makaronat që të dobësohesh

Makaronat mund të jenë të mira për belin tënd.

 

Një studim mbi dietën e më shumë se 23,000 njerëzve ka zbuluar që konsumimi i moderuar i makaronave shoqërohet me një bel më të hollë dhe raport më të shëndetshëm të belit dhe vitheve.

 

Dëshiron t’i rrisësh përfitimet e karbohidrateve të preferuara? Ftohi. E gjitha ka të bëjë me krijimin e niseshtesë rezistente. Ndërsa karbohidratet e përpunuara, që ndodhen në bukën e bardhë, biskota dhe kek, përthithen lehtë nga trupi, duke lejuar kaloritë e tyre të depozitohen lehtësisht si yndyrë, niseshteja rezistente (me këtë emër për rezistencën ndaj tretjes) kthehet në acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, që digjen shumë më lehtësisht si energji.

Drithërat e plota, bishtajat, casheë-t, tërshëra e gjallë dhe bananet e papjekura janë plot me niseshte rezistente, por po kështu janë dhe patatet, makaronat e bardha dhe orizi, kur ato janë të gatuara dhe të ftohta. Për çudi, po t’i lësh patatet, orizin ose makaronat e gatuara të ftohen në frigorifer, krijohet niseshteja rezistente për shkak të ndryshimeve në zinxhirin molekular të ushqimeve. Pasi ftohen, at mund të hahen të ftohtë ose të ringrohur. Niseshtja e patateve është gjithashtu dhe një burim i shkëlqyer i niseshtesë rezistente, provo ta përdorësh në vend të niseshtesë së misrit për të trashur salcat, në tava ose supë.

 

Nëse kombinon një burim niseshteje rezistente me një burim proteinash, është gjetur që shpejton djegien e yndyrave nëse do e krahasonit vetëm me niseshtenë rezistente ose vetëm me proteinat, kështu që hidh një vezë të zier ose dy në sallatën e patateve dhe mbulo pjatën e mbetur të orizit me ca copa mish pule ose tofu. Ky kombinim do të gjallërojë metabolizmin, por dhe ndihmon për të qëndruar më gjatë të ngopur.

Dhe nuk është vetëm kaq. Është gjetur dhe që niseshteja rezistente vepron si një prebiotik i fuqishëm, duke forcuar shëndetin e zorrëve. Duket se redukton inflamacionin, rrit përthithjen e disa mineraleve dhe ul rezistencën e insulinës. Molekula e mrekullueshem mund të ndihmojë dhe për të parandaluar diabetein e tipit dy e kancerin e zorrës. “Disa popullsi dhe kultura kanë përfituar nga niseshteja rezistente prej kohësh”, ka thënë për revistën Time studiuesi Paul Arciero. “Në bindjen time, kjo i ka mbrojtur ata kundër dëmeve të dietës së pasur me karbohidrate të kohëve moderne”.

 

Kështu që, ftohi njëherë karbohidratet dhe më pas mund t’i shijosh pa u shqetësuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...