Gjeto Luca rrëfen marrëdhënien me Ingrit Gjonin: Më nxiu jetën, merr gruan në telefon…

Këngëtari Gjeto Luca është bërë edhe më i pëlqyer nga publiku që prej bashkëpunimeve me Ingrit Gjonin.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin Vizioni i Pasdites, ai ka folur për marrëdhënien me këtë të fundit.

Gjeto ka treguar se janë njohur rastësisht dhe që nga ai moment këngëtarja nuk i është ndarë.

‘A smë ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën ‘Tre mijë vjet me jetu’. Erdhi aty e dëgjoi live, dhe pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!’, u shpreh Gjeto.

Më tej, ai ka deklaruar se Ingriti është punëtore e madhe dhe kur bëhet fjalë tek puna ia nxin jetën.

‘Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korrekte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë’, përfundoi Gjeto Luca.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...