‘Fish City’ në qendër arti! Gjergj Luca hap konkurs për skulpturat e Lekë Dukagjinit dhe Adem Jasharit, figurat kombëtare vendosen krah Skënderbeut

Vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, rrëzë një kodre, në mes Elbasanit dhe Librazhdit, ndodhet Rozafa Fish City (Qyteti i Peshkut), i ndërtuar mes artit dhe historisë.

Sapo bëhesh pjesë e ambienteve të “Fish City” bie në sy skulptura e figurës së heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe pikturat e shumta në muret e godinës.

Mirëpo Gjergj Luca, djali i aktorit të madh Ndrec Luca ka menduar të mos e ndalë me kaq artin dhe ka zhvilluar një konkurs, ku janë përfshirë studentë të skulturës.

Ata gdhendën skulpturat e Lekë Dukagjinit dhe Adem Jasharit, të cilat do të vendoset krah Skënderbeut për ta bërë edhe më madhëshotre pamjen.

“Këshilli bashkiak i qytetit tonë vendosi që heronjtë e kombit tonë të mos i mbajmë për t’i kujtuar vetëm në ditët e përvjetorit, por t’i vendosim krah burrit më të madh që ka nxjerrë ky komb dhe të kemi mundësi që t’i kujtojmë përditë sepse janë një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Ne kemi vendosur që në krahun e djathtë të Gjergjit të madh të vendosim Lekë Dukagjinin, që është burri që me inteligjencën e vet ia njohu kaq mirë kokën shqiptarit sa dhe sot e kësaj dite ligjet në të gjitha familjet tona janë ligjet që ia ka vënë ai burrë. Ndërsa në krahun e majtë të skënderbeut ne do të vendosim një hero shumë të madh të vendit tonë që do ta quajmë “qëndresa e Kombit” dhe ai për ne është Adem Jashari”, tha Luca.

Fitues të konkursit u shpallën dy studentët Renato Kullolli dhe Elton Vaska dhe tashmë dy veprat e artit të tyre do të ngrihen krah skënderbeut.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë e t’i shohim nga afër si duken tre figurat e shquara kombëtare sapo ata të vendosen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...