“Fëmijët janë bekime”/ Elisa Spiropali zbulon gjininë e fëmijës

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin Ftesë në 5, ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë.

 

Pas vajzës, Nalta, Elisa do të bëhet nënë e një djali. Ministrja ka treguar detaje nga shtatzënia e saj duke zbuluar dhe nepset.

 

“Ne jemi të lumtur që është një fëmijë, fëmijët janë bekime por bashkëshorti im donte një vajzë. Unë po shpresoj që djalin ta kem timin. Kam neps për gjëra të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave. Djali do të jetë si unë, i kripës dhe i piperit jo i të ëmblave. Nuk kam qenë në çerdhe apo kopësht, unë jam rritur me gjyshërit”, është shprehur Elisa Spiropali.

 

Ndërsa e pyetur nga moderatorja për emrin e fëmijës, Elisa është shprehur se ka menduar shumë emra por ende nuk ka vendosur. Spiropali ka treguar se do të jetë një emër shqiptar dhe i shkurtër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...