Shuhet ne moshe te re gazetarja e njohur Shqiptare

Një lajm vjen sot nga media shqiptare. Mësohet se është ndarë nga je/ta gazetarja e njohur e Radio Tiranës së Jashtme, Natasha Këlliçi (Dulaku).

Ajo ka qenë redaktore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” gjatë viteve 1972-1974.

Këlliçi u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtarëve tanë më të shquar, ndër të cilët; Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt të ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitetet më të njohura të kohës, për probleme social-politike që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri.

Dhe shumë shpejt u rendit krahas gazetarëve më të mirë të mikrofonit te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj

Veçanërisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme, që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të emigruar në vende të ndryshme të botës dhe radioreportazhe për dukuritë e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këlliçi dhe familjen, u vendos në Boston dhe nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.

Krahas përfaqësuesve të shquar të inteligjencës së Diasporës, ajo ishte pjesëmarrëse aktive në debatet për problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...