Gaztetarja Marsela Topi ka reaguar pas videos ku u shfaq duke sharë në studio, lajm i cili bëri gjithë xhiron e portaleve ditën e sotme.

Në një prononcim për Newsbomb.al, Topi ka treguar se kujt iu drejtua me fjalët “pushoni ia q*fsha robt”, teksa në studio diskutohej tema e mos hapjes së negociatave dhe të ftuar ishin dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Altin Goxhaj.

Gazetarja shpjegon se është acaruar me dy personat që shoqëronin zotin Cakrani, pasi sipas Topit ndërhynin gjithë kohës. Ajo shton gjithashtu se emisioni ishte me regjistrim dhe se publikimi i kësaj videoje është bërë qëllimisht për t’i prishur imazhin gazetares.

“Nuk u kam thënë kolegëve të mi, por dy personave që po shoqeronin Z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40.

Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live.

Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Përpiqem të jem sa më objektive në punën time, duke fituar zemrat e publikut të cilët më përcjellin çdo ditë konsideratat e tyre. Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. Është thjesht dashakeqësi.

Fieri është bastion socialist. Do ju pëlqente të dëgjonin vetëm lëvdata për qeverinë. Unë u jap mundësine në temat që trajtoj duke qenë në koherencë të plotë me realitetin, të shprehen lirshëm. Si gazetare terreni, shoh shumë gjëra që nuk shkojnë, dhe nuk mund t’i përcjell me ngjyra në ekran, as me pushtetin vendor nuk kam marrëdhënie as të mira, por as të këqija, të ngrira mund të themi.

Vetëm se nuk më pëlqen të bëhem palë me asnjë. E prisja në fakt një sulm në një moment të caktuar, por jo të një niveli kaq të ulët. Gjithsesi unë nuk ndihem aspak keq. Kushdo që e ka bërë, dhe kundrejt cilido çmimi, është shitur shumë lirë,”– shprehet Marsela Topi.

Paraditen e sotme gazetarja Marsela Topi ka bërë xhiron e rrjetit teksa është publikuar një video ku moderatorja e emicionit “Fakt” ka ‘shfrenuar’ fjalorin. Teksa diksutonte në studio tema e mos hapjes së negociatave dhe të ftuar ishin dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Altin Goxhaj, Topi u ndërpret fjalën dhe shprehet “Pushoni o çuna, pushoni ja qi*sha robt”.