PO SIKUR SHQIPËRIA TË BËHET ME SHQIPTARE?

Nga Klodiana Serraj

Një shprehje e thënë shumë kohë më parë nga Faik Konica, se Shqipëria nuk bëhet me Shqiptarë siç duket është rrënjosur thellë në trurin tonë dhe e besojmë pothu- ajse të gjithë. Besoj se kjo vjen si pasojë që nga ADN-ja jonë duke parë historikun e luftërave dhe pushtimeve që në lashtësi, gjithmonë kemi pasur një armik të jashtëm dhe kemi kërkuar ta luftojmë e të mbrojmë gjurmët, rrënjët tona.

Në ditët e sotme nuk kemi armiq të jashtëm, por ne kërkojmë me patjetër të gjejmë dikë “të luftojmë” , e luftojmë me vëllain, motrën fqinjët e madje edhe me tokën tonë sepse edhe hedhja e mbetjeve vend e pavend është një formë luftë. Për të gjitha problemet tona gjejmë faktorë të jashtëm politikë, ekonomikë, është e vër- tetë, që populli ynë nuk e ka pasur të lehtë rrugën drejt zhvillimit, por të gjitha vëndet kanë problemet e tyre.
Një miku dhe kolegu im Italian ka prob- lem se ka një vit që merr faturën e telefonit fiks nga kompania që ne fakt e ka ndërprerë kontratën, francezet bëjnë protesta për pu- nësimin e të rinjve, e anglezët kanë prob- leme akoma më të mëdha daljen nga Bash- kimi Europian, e ndërsa për Gjermaninë nuk mund të themi gjë sepse ajo i mban problemet e saj brenda shtëpisë nuk ia thotë botës, e kështu duhet të bëjmë edhe ne.

Në fakt koeficenti i zgjuarsisë nuk na mungon, sepse e tregojmë veten kudo ku shkojmë, bashkëatdhetarët tanë kanë bi-znese të sukseshme kudo ku shkojmë, këngëtarë, artistë, shkrimtarë që edhe fito- jnë çmime të rëndësishmë ndërkombëtare, dmth nuk na mungojnë as aftësitë për të qënë të zotët e vetes tonë. E atje kur shkojmë i paguajmë të gjitha taksat, presim mirë në rradhë për të marrë shërbimin që duam, e për më tepër u mësojmë fëmijëve si të the- mi, “Të lutem”, “Më fal” e “Faleminderit”, ose si të jemi të sjellshëm në bashkësinë ku jetojmë, atje dimë mirë me i nda mbetjet në qese, plastike e ushqimore e ndërsa në tavolinat tona të kafes sa nuk shqyhemi kur flasim për politikë, që as nuk na përkasin.

Shprehjen se Shqipëria nuk bëhet me Shqiptarë e ka kundërshtuar edhe amba- sadori Austriak z. Johann Sattler duke u shpreh qartë se, Shqipëria ka bërë përpara nëse e krahasojmë me shumë vite më parë.

Një turiste që shkruan për një faqe në internet tha se bukuria e maleve tona është si të jetosh në Zvicër, thjesht duhet t’i doni pak më shumë, por Zvicra është ajo që kur qeveria hodhi si propozim me referendum, që qeveria t’i paguante secilit shtetas 2500 franga zvicerane pavarësisht nëse punonin apo ajo, populli votoi unanimisht. Jo, sepse e dinë për vendin e tyre do të thotë kosto më të larta jetese, si do të ishte votuar kjo në Shipëri? Se ne këtu e duam paranë të na vijë falas pa u lodhur… eh sikur ti donim pak më shumë malet tona.

E në këtë drejtim sigurisht do t’a lidh me malet e Dukagjinit dhe çfarë mund të bëjë
secili prej nesh më shumë në këtë drejtim!? Një nga simbolet kombëtare të Zvicrës është këmbana e bagëtive duke e dashur fort si simbol të tyre sepse kjo është ajo që din të bëjë më mirë e ngrin edhe i mbështet fort vlerat e saj, në këtë drejtim duhet edhe ne mund të bëjmë shumë më shumë edhe jo të kënaqemi me pak ose të ankohemi për ato që nuk kemi. E kush më mirë se gjen- erata e brezit të të rinjve mund të bëjnë në këtë drejtim, sepse ne kemi fatin e madh që kemi lindur në një kohë kur të shkojmë kudo marrim informacione në çdo vend dhe duke marrë më të mirën mund t’ua sugjer- jome prindërve e gjyshërve tanë.

Ne e dime se, Dukagjini i ka vlerat të çmuara në pasurinë kombëtare, kemi tokën, ujin, klimën e mbi të gjitha kemi vlerat artistike të patjetësueshme për të na bërë mjaftueshëm krenarë për cilësitë, me të cilat jemi bekuar, por… mesa duket është ajo që thashë në fillim: “Nuk na pëlqën të eci me kohën, na pëlqen e shkuara, se ndoshta është më e sigurt, po anija nuk është ndërtuar të qëndrojë në breg, për më tepër ne nuk na pëlqen edhe të marrim men- dime nga të tjerët, duam të jemi vetë zot e vetë shkop, nuk dimë të bashkëpunojmë me njëri – tjetrin”.

 

Por po marrim prapë shem- bull Zvicrën, meqë turistja na ka krahasuar me të, thënien themelore të shtetit të saj e ka “Të gjithë për një, e një për të gjithë”, edhe një nga cilësitë e të qënurit të sukse- shëm është bashkëpunimi, ndoshta duke punuar bashkë si qytetare të këtyre maleve të Dukagjinit, të këtyre maleve që na për- kasin mund të shkojme bashkë në Europë, e them në Evropë në çështje parimore, se në jemi pjesë e Evropës, ndoshta sikur të ishim më të bashkuar mund të bëjmë diçka për infrastrukturen, mundet edhe të dërgo- jmë energjinë elektrike në çdo cep të ma- leve tona, mund edhe të dërgojmë internetin atje, vetëm sikur të punojmë të gjithë bash- kë, sepse thuprat kur janë të shumtë bashkë nuk thyhen, është kështu?
Po sikur Shqipëria të bëhet me Shqip- tarë?

 

Po sikur, realisht Konica ta ketë pasur gabim… po sikur secili prej nesh të fillojë të ndërgjegjësohet edhe ti hedhë mbetjet në kosh të paktën dhe jo nga dritarja shtëpisë, nga dritarja e makinës ose nga biçikleta dhe nëse shënon kosh basketbolli apo jo, se nuk e dinë ata, se vetes i bëjnë dëm, se një qese plastike donë 500 vite për t’u tretur… ata nuk e dinë ose nuk duan ta dinë… po sikur të mos e shisnim dinjitetin më pak për një kënaqësi afatshkurter duke shitur e blerë votën, po sikur të prisnim në rradhë si duhet, po sikur të mos e korruptonim doktorin, po sikur ti administratë të ishe më sjellshme!?
Jo për gjë, po vetë populli e thotë, vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...