MENDO GLOBALISHT DHE VEPRO LOKALISHT

Nga Klodiana Serraj

“Mendo globalisht dhe vepro lokalisht” , këtë thënië kam dëgjuar për herë të parë nga trashëgimtarja e një prej kompanive më të hershme në Gjermani dhe mu duk me vend se asnjëhëre tjeter ta përdorja edhe për Shqipërinë dhe emancimin e shoqërisë tonë drejt vlerave europiane. Për ta diskutuar për këtë teme e mora frymezimin nga një bisëdë më një cift spanjoll ne avion sepse per pushimet e tyre verore kishin zgjedh Shqiperinë.

Në momentin që u kishin thënë miqve që kanë zgjedh Shqipërinë janë “tmerruar” duke parë imazhin e Shqipërisë të shërndarë nëpër rrjetet sociale dhe internet dhe më shumë së askush në këtë hap jemi në vetë që e kemi shpërndarë këtë imazh veçanarisht këtë imazh jo pozitiv e kanë alpet e veriut që duken si të frikshme ose njerezit si të ashpër. Po janë male të reja sigurisht edhe majat janë të thepisura por janë shumë mikepritëse mund të ndalosh kudo të shuash etjen, mundesh te clodhesh sytë ne horizontin e pafund te bukurisë por diku aty –ketu ka edhe fruta te egra që të kaloni udhetimin më ba më të lehtë, ose për njerezit që thonë se janë të ashpër.

 

E vertëtë është së nëna që gatuan buken e “mbrume” i ka duart e ashpra, po jo zemren ka, rrudhat në ballë më hijeshi që tregon se nuk e ka pasë të lehtë si të gjithë femrat Shqiptare por flet butë, e burrat pastaj që kanë të gjithë karakter të forte ë të pamposhtur e nëse shkon mik të presin me zemer të bardhe e tavolinë më çfarë të kënë, por..është ky imazhi që na vendos gjithmonë para përgjegjësise, vetëm para disa ditëve dy turiste vajza njëra polake dhe tjetra gjermane “humbën” dhe i gjithë opinion publik, media, rrjetet sociale dukë kërkuar ndihme ti gjenin e duke“denuar” Alpet, e kur u gjetën thanë skemi humbur thjesht nuk kemi pase valë telefoni edhe kemi qënë në shëtitje…

 

por është ky imazhi…e megjithatë fatmiresisht ka njerez dhe turistë të guximshëm që shkojnë në alpe në malet tona dhe e përcjellin fjalën e mire. Nga një studim që kam bërë për cështje akademike diplome nga përgjigjet e pothuajsë 100 turistëvë përsa i përkët pyetjes se pse kanë zgjedhur vendin tonë kryesisht nga Shkodra dhe në drejtim të Veriut ishte nga një mik ose i njohur që kanë qënë para tyre dhe asnjë prej ndonjë agjenise ose ajo që është më ë rëndësishme nga miqte e tyre Shqiptare ose nga rrejtet sociale,

 

dhe pikërisht këtu qëndron thelbi. Ne po jetojmë në kohën më të mirë të përcjelljes së shpejtë të informacionit nëpermjet medias sociale sidomos të rinjtë kane forcën të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, imazhin, jemi në kohën ë “influencerave”, jemi në kohën e ndikuesve të rrjeteve sociale mund të promovojme vlerat dhe jo antivlerat tona, të gjitha shtetet kanë vlera dhe antivlera por të gjithë promovojne anët pozitive duke thënë pse duhet ta vizitojme italine, zvicren, gjermaninë etj dhe jo pse nuk duhet të vizitojme x apo y vend sic bëjmë disa nga ne.

 

Në fjalimin e famshëm në marrjen e presidencës John Kenedy tha …”jeni mesuar t’ju themi ne se çfarë mund të bëjmë ne për vendin tuaj por është momenti të dini ju cfarë bëni për vendin tuaj “ duke i vendosur para përgjegjesise dhe mbi të gjitha para procesit të vendimmarrjës duke i bërë secilin të ndjehet shtetas i Amerikës. Unë e di që sistemi ynë për momentin nuk është i duhuri por ne kemi në dorë shumë, në kohën ë internetit të gjithëve na dëgjohet zëri, nëpërmjët një statusi, nëpërmjet një blogu,

 

nëpërmjet një fotoje, nëse e fillojmë secili me pak mund të bëhët shumë prandaj mesazhi më i mire mund te jepet është lereni shpirtin tuaj të lulëzojë për vendin tonë behuni vetë vendimmarrësit e vendit të qyteti të lagjes tuaj te vendit të originës tuaj se ne e dimë dikush më shumë e dikush më pak të gjitha nga fshati jemi se është ky fenomeni që nga të rinjtë stepen kur tregohet origjina dhe të dashur te rinjë ndiqni dritën ëndrrat punën por mos harroni kurrë rrënjët…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...