Historia e trishtë e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ka mbetur i bllokuar në një kamp në Siri, preku mbarë zemrat e shqiptarëve dhe italianëve, pas publikimit të saj në emisionin investigativ “Le Iene” të Mediaset në Itali.

 

Taulant Kopliku, i cili është gazetar në emisionin “Le Iene”, është s’i mbajti dot lotët mbrëmjen e sotme, teksa ishte në një lidhje direkte në emisionin “Open”.

 

Kopliku tregoi se kampi Al-Hol, ku qëndron Alvini, është një ferr i vërtetë, në mes të shkretëtirës siriane.

 

Gazetari shpjegoi se në brendësi të kampit ka pasur tentativa për të çarë rrjetën dhe përpl.asje mes disa grupimeve.

 

Ndërkohë ngjitur me kampin ku ndodhet 11-vjeçari shqiptar, ndodhet edhe një tjetër kamp me 35 mijë persona.

 

Gazetari shqiptar i “Le Iene” u shpreh:

Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit. Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen.

 

Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi. Në zonën rreth kampit ka pasur lu.ftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë,

 

Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq. Kampi Al Hol ishte një fe.rr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre ështe edhe një kamp i tjetër me 35 mije vetë.

 

Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë.”
Sipas shifrave zyrtare, plot 140 shqiptarë të larguar kohë më parë nga vendi, ndodhen të bllokuar në kampet siriane, ndërkohë kthimi i tyre në Shqipëri thuajse është i pamundur.