Dikur ajo bëri bujë duke hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar me hite pas hitesh. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Ari Blue e cila njihet nga këngët: “A jena a s’jena”, “Hajde ma ngat”, “So problem” e shumë të tjera.

 

Prej gati 2 vitesh, Ari i ka munguar publikut pasi bukuroshja bjonde nuk ka sjellë më videoklipe, mirëpo së fundmi ajo ka dhënë lajmin e shumë pritur.

 

Ari ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me look-un të cilin do e shohim në videoklipin e ri dhe shkruan se shumë shpejt do të publikojë këngën me titull “Mos xhelozo”.

 

“Xing.al” bën të ditur se Ari këngën e re do ta publikojë këtë javë dhe pritet që shumë shpejt të kthehet në hit.