DIGJET SHTËPIA NË VAU DEJËS KU JETONTE NËNA ME 5 FËMIJËT, ISHTE NDËRTUAR NJË VIT MË PARË

Digjet totalisht një banesë në fshatin Barbullush në Bashkinë e Vau Dejës, e cila i përket familjes Ndoci.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kane njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi.

Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike ndërkohë që sot ato përballen me një tjetër dramë pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht

Sipas banorëve zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, por asgjë nuk është e vërtetuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...