Lojtari i tenisit, Rafael Nadal ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren e tij, Maria Francisca Perrello. Dasma u mbajt gjatë fundjavës në Mallorca.

 

Ceremonia e martesës së Rafael dhe Marias u mbajt në pronën më të shtrenjtë në Spanjë, kështjellën La Fortaleza.

 

Mediat e huaja bëjnë të ditur se dasma e çiftit ishte luksoze dhe ishin 350 të ftuar. Mësohet se kundërshtari, Federer nuk ishte i ftuar në martesën e Rafael. Rafael Nadal dhe Maria Francisca Perrello janë bashkë prej 14 vitesh.