Shpesh nëpër histori të ndryshme të thëna gojarisht apo edhe në libra kemi dëgjuar e lexuar jo pak rreth Plavës dhe Gucisë si vende që u përkisnin shqiptarëve. Por rrjedha e historisë na tregon se sot ky vend i përket Malit të Zi dhe tashmë shqiptarët në këtë vend quhen minoritet pasi prej vitesh të shumta ata nuk posedojnë më të drejtat që gjuhën shqipe ta përdorin në shkolla institucione etj.

 

 

Por Kjo nuk do të thotë se në Plavë dhe Guci nuk flasin gjuhën amtare e kjo vërehet kur të përgjigjen në shqip në vende të ndryshme si dyqane, bare apo pika turistike të cilat më patjetër duhen vizituar e njëra prej tyre është ujëvara e Gërlas.

Në vizitën tonë në Plavë teksa sodisnim bukuritë e ujëvarës së Gërlas takohemi me Pëllumb Bisheva i cili është në rolin e guidës për disa turistë që vinin nga Shqipëria. Pëllumbi na tregon së këtë punë e bën prej rreth tre vitesh por edhe detaje të tjera rreth vendit por edhe vizitorëve të ndryshëm.

Por kur shkon në Plavë nuk mund të mos vizitosh Syri i Skafkaçit apo siç e quajnë banorët vendas Syri i kaltër. Një vend që më plotë gojë e ka qëndisur zoti me dorën e tij ku të ofrohen pamje të mrekullueshme dhe duhet thënë se ujërat janë histori e veçante ne Malit te Zi. Në shume zona ka burime, përrenj dhe lumenj që vije nga të gjitha anët. Zona Plave-Guci është e pasur me burime uji, midis tyre veçohet bukuria e Syri i Skafkaçit, I fshehur shume afër kufirit me Shqipërinë në Vuthaj.

 

 

Edhe pse kjo pjese i përket Malit te Zi, në ketë zone shumica flasin gjuhen Shqipe. Rruga për tek Syrin e Skafkaçit është shume e lehte, mund te behet ne këmbe për ato pëlqejnë ecjet në mal ose dhe me çdo makinë. Një rruge krejtësisht e asfaltuar por shumë ngushte dhe me shume kthesa. Syri i Skafkaçit nuk është një burim i zakonshëm, i rrethuar nga te gjitha anët me pyje, ai buron ne një lartësi rreth 1000m mbi nivelin e detit.

Edhe pse prej vitesh të ndarë me vijë kufitare duket se në këtë vend vijon të mbetet akoma gjaku dhe tradita e shqiptarit e mbi të gjitha Plava dhe Gucia duhen vizituar patjetër për shkak të historisë që na lidh por edhe për shkak të bukurive natyrore të cilat duket se Zoti është treguar i pakursyer.