Nje termet eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te sotem ne vendin tone. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton ne faqen e vet zyrtare se ka regjistruar nje goditje termeti ne oren 05:25 te mengjesit te sotem.

 

Sipas IGJEUM goditja ka qene me magniture 2.4 dhe per fat te forces se vogel nuk ka shkaktuar asnje problem. Epiqendra sipas IGJEUM ka qene 14 kilometer ne Veri te Librazhdit, ne nje thellesi 6 kilometer.