Olti Curri fotografohet me duart tek të pasmet e vajzave, kritikohet nga komentuesit

Olti Curri ka marrë disa kritika në lidhje me një foto të publikuar së fundi në Instagram.

 

Ai ka pozuar në mesin e dy vajzave simpatike të programit “Çifti i lumtur”, duke i përqafuar ato me duart që kanë rrëshkitur disi poshtë belit.

 

Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e disa komentueseve, njëra prej të cilave shprehet se ky quhet ngacmim seksual dhe vajzat kanë të drejtë ta denoncojnë.

 

“Ky quhet ngacmim seksual të të prekësh në vende të pa përshtateshme dhe bile burg nqs ndonjë nga ato vajzat do të kishin kurajon të të bëjnë denoncim, jam e bindur nuk e bëjne sepse kanë frikë humbasin punën. Jam e bindur do të justifikohesh me “ ishte per show për televizion” të prekësh prapanicën e dy vajzave sepse ato janë vajza kurse t’i je një burrë pervers, nuk është as për show as për në televizon është thjesht perversitet dhe të perfitosh nga situata. Për mua fotografi mjaft shqetësuese”, shkruan komentuesja.

 

Megjithatë Olti Curri nuk është shqetësuar aspak nga komentet, përkundrazi i ka kthyer përgjigje ironike komentueses:

“Njeh ndonjë rrobaqepse që shkurton xhinse?”, ia kthen ai.

Komentet kanë vijuar sërish nga ana e komentueses, e cila i drejtohet Oltit me një tjetër koment:

 

“Bravo Olti je shembullor ne të kthyerën e përgjigjeve. Në fakt nuk dole jashtë pritshmërive, asgjë më shumë nga çfarë prisja”.

“As ndonjë vend ku bëjnë torta si në kohën e Enverit nuk di?!”, ishte kjo përgjigjja përfundimtare e Oltit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...