Kantautori tregon kush është Çiljeta, fëmija i sëmurë në këngën e njohur për fëmijë

Të gjithë në fëmijërinë tonë e kemi kënduar këngën “Hapa Dollapa” me tekst të Mjeshtrit të muzikës Jorgo Papingjit.

I ftuar në një rrëfim ekskluziv në Vizion Plus, Papingji zbuloi identitetin e vajzës së cilës i është kushtuar kënga.

Papingji tregoi se vajza e vogël ishte me epilepsi. Gjithë fëmijët e tjerë e donin dhe e mbanin afër.

Kantautori shprehet:

Në grupin e fëmijëve, ishte edhe një vajzë e cila ishte me epilepsi, ishte rrezuar. Fëmijët e donin, e mbanin, ajo ishte Çiljeta, siç thuhet edhe në këngë mungon Çiljeta. Unë duke pasur marrëdhënie me ta dhe duke parë dëshirën e prindërve të cnilet kishin qejf ta aktivizionin, krijova tekstin.

Ajo vajza për fat të keq sot nuk jeton më. Gëzohej shumë se thoshte jam edhe unë atje prandaj ia vura mungon Çiljeta dhe pastaj aty e gjen Çiljetën. Po Çiljeta kur e dëgjonte këngën gëzohej dhe thoshte jam dhe unë atje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...