“55 vjeçari gjet i pajetë në mes të rrugës…”, dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shosh të Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditutr sërish Shkodrën pas një qetësie disa mujore. Një shtetas 55- vjeçar është njoftuar se është vr.arë me ar.më zjarri në fshatin Palaj të NJA Shosh të Bashkisë së Shkodrës.

Për vetë largësinë nga Shkodra, informacionet zyrtare janë të pakta deri në momentin që grupi hetimor të mbërrijë në vendngjarje. Deri tani dihet vetëm emri, Lazër Arraj ndërsa ka informacione të ndryshme se si është gjetur viktima.

Disa burime thonë se 55- vjeçari është gjetur i pajetë në mes të rrugës, dhe është konstatuar me pla.gë me ar.më zjarri. Mësohet se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit. Ishin nipat e tij që jetojnë në fshat, ata që e panë të parët. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër.

Gjithsesi, vetëm kur grupi hetimor të jetë në vendngjarje, mund të ketë informacione mët të sakta nga ngjarja e rëndë. Ndërkohë, mësohet se policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin/ët e mundshëm të ngjarjes që tronditi Shkodrën.

/shkodra web/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...