Nga Mentor Kikia

Shqipëria nuk duhet të mbajë zi e të vajtojë. Ajo që duhet të bëjmë, është të vazhdojmë reformat. Per shumicën e vendimeve të marra deri tani, jemi mësuar të dëgjojmë: “Ta bëjmë pasi e kemi kusht nga BE”.

Meqë BE tani ”nuk ka më kushte”, apo do të riformulojë kushtet sipas propozimit francez, neve s’na mbetet veçse ti çojmë përpara reformat, tashmë jo sepse na i kërkon BE, por sespe na duhen.

Ndaj çdo njeri në këtë vend, duhet të ushtrojë maksimalisht presionin e tij mbi klasën politike, që të mos ndajet asnjë proces, duke nisur nga reforma zgjedhore.

P.S: Unë nuk mendoj se problemi më i madh për ne është se nuk na hapin negociatat. Problemi më i madh është se ne nuk kemi ndërtuar ende një shtet funksional, një drejtësi të drejtë, një mekanizën ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, një ekonomi konkurente dhe një sistem zgjedhor, që të garantojë që pushteti të përfaqësojë votën e popullit.