Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.

Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe mesazhi i deputetes në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të vëllait.

“Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”, shkruan Gjylameti.