Ish-deputeti Ndocaj zbulon marrëdhënien me modelen

Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj ka marrë pjesë këtë vit në spektaklin “Dance With Me” Albania, ku në krah ka modelen e njohur, Kejvina Kthella duke formuar kështu çiftin konkurues në këtë garë.

Të ftuar pasditen e së shtunës në emisionin e pasdites në Tv Klan “Rudina”, Ndocaj dhe Kejvina folën edhe për marrëdhënien e tyre në këtë eksperiencë, ku mbrëmjen e fundit u shpallën edhe si fitues si çifti më i mirë.

Ish-deputeti më tej shpjegoi lidhjen e afërt që kishte me Kejvinën, ku tha se Kthella përveç lidhjes së gjakut që kishin është rritur sëbashku me fëmijët e tij.

“Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kemi bashkëpunuar me të atin. Kejvina është rritur me fëmijët e mi dhe është si vajza ime”, u shpreh Ndocaj.

“Po jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, dhe i thërras xhaxhi normalisht“, tha Kejvina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...