Hoqi Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin nga puna? Shakohoxha sqaron një herë e mirë të vërtetën

Një prej lajmeve më të diskutuar këtë sezon të ri televiziv ka qenë pa dyshim konflikti mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës.

Ilda u largua nga Digitalb pas 11 vitesh dhe shkak u tha të ishte një zënkë mes saj dhe Shakohoxhës. Më pas këto lajme u pasuan me deklarata dhe kunja në emisione televizive, por edhe në rrjetet sociale dhe bënë jo pak zhurmë në media.

Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit “, Shakohoxha ka treguar më shumë mbi largimin e Ilda Bejlerit, por edhe atë të Bora Zemanit nga Digitalb .

“Një person ikën nga puna, të gjithë thonë Shako, Shako”, -ka thënë Rudina Dembacaj duke iu drejtuar gazetarit sportiv.

“Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati, për fat të keq jam edhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i Supersportit”, -është shprehur Shako me humor.

Ndërsa Rudina ka vazhduar ta ngacmojë:

“Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjitha këto zonjusha përflitet se janë hequr nga puna prej teje.”

“Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do ta kisha bërë skuadrën me 20 lojtarë, nuk di të them do rrijë dikush në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrinë në të njëjtin vend pune. Asnjë s’bën deklarata të tilla, janë abuzime portalesh”, -ka treguar ai.

Megjithatë pas largimit nga Digitalb, si Bora ashtu edhe Ilda i kanë ndërprerë edhe marrëdhëniet shoqërore me Shakohoxhën, kështu që s’dimë ç’të besojmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...