Caity Mason është emri i 25-vjeçares nga Melburn, së cilës i ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë.

Vajza, e njohur për shpirtin e saj festiv, dhe si një person mjaft aktiv i jetës së natës në Melburn, nuk do ta besonte kurrë atë që i ka ndodhur, edhe nëse do ja thonin përpara.

Pas disa ditëve të gjata ku ajo kishte një dhimbje therrëse në stomakun e saj, vajza vendosi të vizitohej tek një mjek.

Barku i saj ishte enjtur, dhe mesi i dhimbte, gjithashtu therrjet në stomak nuk kishin të ndalur, vajza duke parë këto simptoma në trupin e saj, mendoi se ishin dhimbjet e zakonta para menstruacioneve, por rezultoi të ishte diçka komplet tjetër, dhe e papritur për të.

Mjeku pasi e analizoi, i tha asaj se ajo ishte në muajin e 9 të shtatzanisë, dhe madje ishte hapur së paku 10 centimetra.

Vajza nuk po i besonte veshëve dhe e pyeti mjekun e saj disa herë nëse ishte i sigurt që po fliste me të.

23 orë pas takimit të saj te mjeku, ajo lindi dhe djalin e saj.