Fotografi turk portretizon dy anë të ndryshme të botës

Artisti turk Ugur Gallenkus portretizon dy anë të ndryshme të botës në një imazh të vetëm. Duke bashkangjitur dy foto së bashku ai sjell në vëmendje, se pavarësisht se jetojmë në të njëjtin planet, këto vende nuk do të mund të ishin më të ndryshme se kaq!

Foto të cilat demonstrojnë klimën politike dhe jetesën në dy botë të ndryshme.

Jeton në Stamboll, është 29 vjeç dhe hobi i tij janë montazhet digjitale. Janë mesazhe tepër të forta ato që ai sjell përmes këtij arti.

“Kam dy mesazhe për të transmetuar së bashku me projektin tim paralel universal: mesazhe për vende të zhvilluara dhe ato që janë ende në zhvillim. Dua të kontaktoj me njerëzit kudo nëpër vendet e zhvilluara, ti takoj dhe të ju them se sa me fat janë që kanë një botë të veçantë për veten e tyre. E ndërsa në vendet në zhvillim njerëzit përballen me luftëra dhe vuajnë nga uria. Janë njerëz në këtë botë të cilët përballen me të gjithë llojet e vështirësive në jetë”, shprehet fotografi turk, transmeton KultPlus.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...