U dashurua më një burrë të martuar, Estela Ujka tregon kalvarin nga familja: Mendonin se ishte monstër, ai më do

Estela Ujka, blogerja që ka folur gjithmonë për kauza të ndryshme në mënyrë që femrat ta pranojnë veten ashtu siç janë ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj personale.

E pranishme në shfaqjen e organizuar nga ORAT, Ujka rrëfeu se si ishte dashurua me një burrë të martuar, personi që sot është babai i tre vajzave të saj dhe partneri që ka në krah.

Ndër të tjera, Estela tregon se familja e saj e ka dhunuar dhe e ka kundërshtuar për zghedhjen e saj, duke menduar se burri me të cilin ishte dashuruar vajza e tyre ishte një monstër.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia.

Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi,”- përfundoi blogerja.

Dyshja shfaqet mjaft të lumtur në rrjetet sociale dhe janë prindër të tre vajzave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...