Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka reaguar për rastin e 11-vjecarit Alvin Berisha i cili mbahet prej 5 vitesh në kampet e ISIS-it në Siri.

Sytari i bën thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.

Nderkohe ai thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tani pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.

Reagimi i myftiut të Shkodrës vjen, pasi emisioni investigativ “Le Iene” në “Italia 1” i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.