U kapën prej flokësh në mes të Tiranës, Einxhel Shkira flet për sherrin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin: U gjenda e papërgatitur!

Ditën e djeshme, u bë publik lajmi se në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë kishte plasur sherri mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit.

Siç u mësua, vajzat janë zënë aq keq sa konflikti kishte kaluar në fizik dhe ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit.

Kjo e fundit ka sqaruar për “Anabel.al” situatën mes vajzave, duke pranuar se kishin pasur një konflikt, por debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës.

Einxhel rrëfeu se kishte zbritur poshtë shtëpisë së saj për të takuar Kejvinën, e cila shoqërohej edhe nga Oriola Marashi për “mbështetje”.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë.

Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.

Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare.

Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik.”- ka rrëfyer Einxhel.

Ndërkohë, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi nuk kanë bërë ende asnjë reagim lidhur me sherrin që u bë kryefjala e mediave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...