Edhe pse ende jo zyrtare, duket se Europa nuk do të pranojë që të hapë negociatat për Shqipërinë.

Ka qënë Franca ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur edhe një herë negativisht kundër Shqipërisë.

Pas vendimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për t’i thënë jo hapjes së negociatave Shqipërisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur edhe numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në shtetin e tij, reagon edhe analisti i njohur Andi Bushati.

Duke mos kursyer edhe notat e ironisë, Bushati i kujton Ramës se: “S’gënjehet burri me një palë atlete, sidomos kur s’ke lënë legeni pa i dhënë miliona”.

/gazeta standard/