Nxënësit 11-vjeçar i humbet aparati i dëgjimit, mësuesit: U bëjmë thirrje shqiptarëve të na ndihmojnë për t’i blerë një të ri

Gledis Carapuli është një djalë 11-vjeçar nga Vlora, i cili nuk mund të bëjë një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij, pasi ka probleme me dëgjimin.

 

Duke qenë se Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit, një grup mësuesish në shkollën ku ai shkon në Vlorë kanë vendosur që ta bëjnë rastin publik me shpresën se shqiptarët do ta ndihmojnë adoleshentin që të blejë një aparat të ri.

 

Sipas asaj që thotë një mësuesja e tij, Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit dhe familja nuk ka mundësi që t’ia blejë.

 

Nënës së 11-vjeçarit i kanë thënë se duhen 2500 euro për një aparat të ri. Duke qenë se nuk kanë mundësi ekomomike, ajo madje ka thënë se është gati të shesë veshkën që djali të dëgjojë sërish.

 

Për ata që dëshirojnë të kontaktojnë me familjen, ky është numri i telefonit i vënë në dispozicion: 0685555538.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...