Një nënë me vajzën i shkojnë tek dera për ndihmë, deputeti shqiptar bën gjesin madhështor për to

Deputeti shqiptar dhe këngëtari shumë i dashur për publikun, Labinot Tahiri njihet për shpirtin e tij human e deri më sot i ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve në nevojë. Ditën e sotme Labinotit i kanë shkuar tek dera një nënë dhe vajza e saj e vogël.

 

Deputeti tregoi se ato kërkuan t’ia paguante qeranë për një muaj pasi nëna nuk kishte mundësi. Por Labinot bëri një gjest human dhe tha se do ta paguajë për 10 muaj qeranë bashkë me fondacionin që e ka me popullin. Deputeti publikoi edhe një video ku shfaqet nëna me vajzën e saj tek porta.

 

“Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mëngjes! Kjo nanë ka kërkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njëri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar!

 

Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njihni le ta merr përsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses. Për 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë! Jashte Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, shkruan Labinoti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...