Dy motra janë vënë nën akuzë, pas dhu.nës dhe kanosjes me ar.më gjahu ndaj nuses së vëllait të tyre.

Mësohet se është vënë në pranga Shpresa Derti 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë 31-vjeçarja Z.M., banuese në Kukës, motra e të arrestuarës.

45-vjeçarja u vu në pranga pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhu.në fizike ndaj nuses së vëllait të saj A.Derti 28 vjeçe, banuese në Dibër.

Në konflikt është përfshirë edhe kunata tjetër e të dëmtuarës, Z.M., e cila ka kanosur me ar/më gjahu, nusen e vëllait.

Policia e Dibrës thotë se ar/ma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Po ashtu rezulton se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Ndaj të akuzuarave hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për ndjekje të mëtejshme.