“Bashkohemi për herë të parë dhe të fundit”/ Në ditëlindjen e Ergit, Barbana publikon këngën e lënë përgjysëm

Janë bërë gati 3 vite që publikut shqiptar i mungon zëri i të talentuarit Ergi Dini. Ai ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vitin 2016, por pas ka lënë disa këngë dhe performanca mjaft të realizuara.

 

Nesër artisti do të festonte ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë, motra e tij, Barbana Dini ka një surprizë për të gjithë ata që e donin punën e tij.

 

Këngëtarja më 15 tetor do të publikojë një këngë që mban titullin “Ku je” dhe është një projekt që ishte menduar të publikohej para se Ergi të ndërronte jetë.

 

Bashkëngjitur video-s, Barbana shkruan:

Neser,me 15 Tetor,ne ditelindjen e Ergit vjen bashkepunimi me i rendesishem i jetes time personale dhe artistike!Nje kenge e krijuar nga Ergi ku bashkohemi te dy per here te pare dhe te fundit,ne nje dimension tjeter!???

Neser,se bashku me Engjellin tim,gjysmen e shpirtit Ergi Dini vjen KU JE?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...