Një video, e shkëputur nga një program televiziv në Turqi, është bërë virale në rrjet pasi një prej vajzave pjesëmarrëse i ra të fikët.

 

Vajzës i ra të fikët pasi një stilist i preu 30 cm nga flokët e saj të dendur dhe të gjatë.

 

Programi i quajtur ‘Kuaförüm Sensin’ që do të thotë ‘Ti je parukieri im’ është në të vërtetë një kompeticion ku profesionistët e stilimit të flokëve konkurrojnë për çmimin e madh.

 

Në këtë episod, stiluesi i flokëve Bilal Ağın donte që t’ia priste flokët modeles së tij İlayda në mënyrë që të mbështeste një projekt për të ndihmuar të mbijetuarit e kancerit.

 

Por si duket vajza nuk ishte aspak e përgatitur që t’i priteshin aq shumë flokët dhe bëri një reagim goxha dramatik.

 

Pasi i preku flokët dhe kuptoi sesa shumë ia kishte prerë Bilali vajza nisi të qante, hoqi përparsen dhe u drejtua drejt daljes së studios.

 

Pikërisht aty iu afrua një nga anëtaret e stafit dhe ajo u rrëzua në tokë.

 

Qëkur u shpërnda në mediat sociale, videoja është parë më shumë se 12 milion herë, ndërsa shumë vajza nga e gjithë bota bashkohen me ‘dhimbjen’ e modeles.

 

Gjithsesi, lajmi i mirë që flokët do të bëhen paruke për vajzat dhe gratë që po luftojnë me kancerin.