“Më martuan me zor, më rrihnin tek vjehrri”. Tani nuk pranohet nga nëna për shkak të besimit tek “Dëshmitarët e Jehovait”

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” ka sjellë përballë njëra- tjetrës, nënë e bijë. Historia e jetës së Artës merr tjetër rrjedhë kur ajo martohet me zor nga mamaja e saj.

 

Edhe pse vetëm 16-vjeç, me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen, ajo duhet të martohet me burrin që zonja Bukurie kishte pëlqyer. Por kjo ishte një martesë nga e keqja sepse rrezikohej të trafikohej në Greqi ose Itali.

 

Mes lotësh, Arta tregon problemet para martesës por edhe vuajtjet, dhunën nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

 

Arta – Arsyeja pse jam këtu është që kam sjellë mamanë time. Nuk e kam të lehtë zonja Eni. Unë jam dëshmitare e Jehovait dhe kam pasur mamanë time kundërshtare. Për shkak të mamasë sime m’u shkatërrua jeta ime. Mamaja ime më ka martuar me zor.

Eni Çobani-Ti nuk e njihje apo jo?

Arta-Kemi qenë në një fshat. E njihja shumë mirë se kush ishte. Donte motrën time të madhe dhe nga ana tjetër më dhunonte mua, që nga mosha 16 vjeçe dhe deri ditën që unë jam ndarë. Motra nuk e donte sepse i tillë ishte dhe mirë bëri.

Eni Çobani- Ai këtë inat e shprehu ndaj jush gjatë gjithë jetës apo jo?

Arta-Patjetër. Jo vetëm një dhunë ekstreme që ka marrë jetën e babait tim por edhe të dy fëmijëve të mi në barkun tim. Më ka çuar me zor tek doktori të hiqja fëmijën 3-muajshe. Kam bërë dy fëmijë të tjerë.

 

Eni Çobani-Pra dy ti hoqi dhe dy ti la.

Arta- Ata janë gjallë po m’i ka luftuar aq shumë sa unë si shoh me sy dot tani.

Eni Çobani- Zonja Bukurie për ju është një histori shumë e rëndë. Një nënë të dëgjojë një dëshmi të tillë!

Bukuria-Shumë e rëndë. Kam ardhur dhe me këtë, se evlati të ha kokën. Unë e besova familje të mirë dhe e kam fejuar të vogël. Por se kishte dashuruar, propozuar gocën e madhe nuk e dija.

Eni Çobani-Pra ia kishte propozuar vajzën tjetër, ajo nuk e donte dhe ju në padjeni të kësaj i dhatë vajzën tjetër.

Bukuria-Unë e kisha kuptuar që kur e shikonte Ganiun ndërronte rrugë.

Arta-Kur e kuptove moj mami pse më dhe?

 

Bukuria- I thashë burrit që kam parë këtë shenjë, më duket se Ganiu e pëlqen vajzën tonë.

Eni Çobani-Si mundet që një nënë dhe baba mundet të diskutojnë për të fejuar dhe martuar vajzën?

Bukuria- Babai kishte qejf ta bënte me dasëm dhe prandaj të fejuam aq të vogël.

Arta- Kur unë ngulja këmbë që se doja pse ngulnit këmbë?

Bukuria-Të kam bërë pajën, stoli, të bëra dasmën.

Arta-Ç’e doja dasmën unë?

Bukuria-Kishim qejf ne si prindër, moj bijë.

 

Arta-Më hoqët nga bankat e shkollës. Për çfarë? Për të më bërë gropën?

Bukuria-Të kërkoj falje, se të morëm në qafë shpirti i mamit. Të hymë në hak. Kur të përzuri vjehrra dhe dy kunatat kur ishe shtatzënë të përzunë. Ai ishte në Greqi dhe si thanë që të kishin përzënë. Ti bëre gabim, se erdhi ai dhe të mbushi mendjen, të mori prapë.

Arta-Çfarë më mbushi mendjen? Unë isha ajo që hëngra dajak nga vjehrri që më përzuri, nga vjehrra. Më bëri ster të zezë në trup, e mbytur nga duart e tij, më rraskapitën moj mami.

Bukuria-Ku ta dinim ne se çfarë truri kishte moj bijë?

Eni Çobani-Zonja Arta i ke denoncuar këta njerëz që bënin gjithë këtë dhunë ndaj teje që ata të rrihnin ty. Këto janë dëshmi të rënda, të tmerrshme, të llahtarshme. Këta njerëz jetojnë sot?

 

Arta-Vjehrra është e ndjerë.

Eni Çobani-Vjehrri po na ndjek atëherë.

Arta- Zoti Luan, që është vëllai i tij, ma ka bërë kurrizin komplet të zezë. Se burri im nuk ishte i përgjegjshëm.

Eni Çobani-Zonja Bukurie, kur e shihnit vajzën të dhunuar ç’bënit ju?

Bukuria-Ku e dija unë që e rrihte burri. Vjehrra më ka marrë dhe më ka thënë që hajde merre vajzën se këtu në shtëpinë time vajza nuk ha bukë më. E kam mbajtur vajzën 3 muaj në shtëpi që ishte 3-muajshe shtatzënë. Se hiqnim dot as fëmijën.

 

Eni Çobani- Gjithë kjo dhunë që ju keni pësuar kur keni qenë minorene, nuk është denoncuar asnjëherë pranë policisë së rrethit gjyqësor Elbasan?

Arta-Jo, dhe ka arsye të forta.

Eni Çobani- Përse?

Arta- Nëse unë denoncoja, nuk do kisha jetë. Jo vetëm unë por edhe vëllezërit e mi që ishin në Greqi sepse më kërcënonte me jetën e tyre. Vëllezërit e tu nuk do shkelin të gjallë në Shqipëri.

Eni Çobani-Pse e martuat vajzën zonja Bukurie në moshë të vogël?

Arta-Trego të vërtetën.

Ardit Gjebrea– Cila është e vërteta?

 

Arta- Donin të na bënin… të na nxirrnin në rrugë dhe babai nga frika na martoi.

Babai kishte dëgjuar në autobus se vajza e saj ishte përzgjedhur për t’u marrë dhe trafikuar.

Ardit Gjebrea-Çfarë kërkon nga mami sot?

Arta-Kur unë jam ndarë më lanë vetëm fare.

Ardit Gjebrea- Edhe mami të la vetëm?

Arta-Po, dhe njëherë më ka thënë ose bashkë me atë, ose e vdekur.

Historia e ndërmjetësimit n tregoi një dramë të madhe për jetën e Artës. Ngjarja e dhimbshme dhe aspak e zakontë e përcjellë në “Shihemi në gjyq” është shoqëruar edhe me një tjetër debat në studio mes Artës dhe nënës së saj, Bukuries.

Përveç debatit për martesën pa pëlqimin e saj dhe ndarjen nga burri, rrëfimit të Artës për vuajtjet dhe dhunën që i kishin shkaktuar tek shtëpia e vjehrrit, ajo tashmë ka dhe një tjetër problem. Nëna e saj, Bukuria, nuk pranon besimin e ri si pjesëtare e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Pas ndarjes nga burri, Arta është bërë pjesë e shoqatës së grave të keqtrajtuara dhe i është bashkëngjitur grupit të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

 

Bukuria- Pse e pranove fenë? Je myslimane dhe do rrish myslimane.

Arta- Sepse mami kam të drejtat e mia dhe unë si person vendos me kë do martohem, me kë do jetoj, çfarë do besoj dhe çfarë do bëj me jetën time. Jam krijuar mama, me vullnet të lirë. Një perëndi i gjallë dhe i vërtetë, krijesat që jetojnë këtu, falë tij po jetojnë. Sepse nëse ai heq oksigjenin, asnjë person këtu në tokë nuk mund të jetojë mama.

Ardit Gjebrea: Ajo që do të doja unë sot, është t’i qëndrojë në krah Artës për dy vajzat e saj dhe jo ta kundërshtonte për besimin. Zonja Bukurie, unë të shikoj një grua të fortë, unë sot bashkohem me zërin e Artës, për të kërkuar që ta pranosh atë ashtu siç është, dhe mbi të gjitha, që të luftosh bashkë me të që ajo të shohë dy vajzat. Kjo është ajo që edhe krijuesi, qoftë i fesë myslimane, qoftë i Dëshmitarëve të Jehovait, qoftë i kujtdo tjetër, ka krijuar familjen, që të jetë bashkë, ndaj ka krijuar nënën, që të jetë pranë fëmijëve.

Eni Çobani-Arta që nga momenti që u ndave nga Ganiu, ti u bashkove besimit tënd?

Arta- U bashkova me Dëshmitarët e Jehovait, sepse atë e ndjeja familjen time.

Eni Çobani-Ti atje ndiheshe mirë?

 

Arta-Patjetër!

Eni Çobani- Ti sot je e vetmuar, je pa bashkëshortin tënd, familjen e origjinës, vajzat por në zemrën dhe shpirtin tënd ia ke falur një besimi. Besimi të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Kjo të ka bërë ta shohësh jetën me ngjyra të tjera.

Arta-Patjetër se sot do isha e vdekur, se kushedi sa herë kam dashur të vras veten.

Eni Çobani- Të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Besimi solli këtë ndryshim kaq thelbësor në jetën tënde.

Arta-Unë mësova të jetoja, se nuk dija të jetoja…A e beson Zonja Eni se dua të vë dorën prapa dhe nuk e vë dot, a e dini përse? Ngaqë vjehrri ma ka nxjerrë krahun, krahun tjetër ma ka nxjerrë kunati. Sepse burri im nuk ishte i përgjegjshëm për gjërat e tij familjare. Për një shtyllë që morri në truallin e tij, për atë shtyllë mua jo vetëm më vdiq, por babai im sot është në dhe. Sebep burri im. E gjithë kjo torturë ësht ëpër shkak të mamasë, që më coi atje tek ai person.

Ardit Gjebrea- Çfarë i kërkon ti mamasë sot?

Arta- T’i kem pranë. Mos ndihem vetëm më. Sepse vajzat e mia sot…që në momentin që unë shkova të ndahesha, sepse kisha 12 vjet, ngaqë ai ishte shumë i rrezikshëm, un nuk merrja dot fuqinë të bëja ndarjen. Kam filluar t’i bëj në vitin 2009. Nuk ia arrita. Fillova t’i bëj tani në Greqi, kam që në datën 7 Shkurt, kur ishte gjyqi, vajti dhe e anuloi, atë ditë ai vajti të më vriste prapë brenda në gjykatë. U morën masa të menjëhershme dhe mora urdhër mbrojtje që të mos më afrohet sa të jetoj. Në atë moment që unë mora urdhrin e mbrojtjes, dikush tjetër, që nuk ishte e rastësishme u fut në jetën e vajzës sime të madhe. Ky person vetëm jo vetëm që hyri për të na shkatërruar, por unë, vajzat e mia sot nuk e di se ku janë. Sepse arriti që të më merrte vajzën e madhe dhe pastaj më mori edhe të voglën, e cila nuk ka mbushur akoma 15 vjeçe.

 

Eni Çobani : Fati i nënës ka ndjekur edhe vajzat me sa duket.

Arta: Kam parë disa gjëra, disa veprime, të papërshtatshme që është sjellë me vajzën e vogël dhëndri. Që nuk kam pranuar kurrë që të kem një marrëdhënie me njëri-tjetrin, që të di se ku do jepet kjo vajzë, apo se si…Përse? Sepse ka kërkuar që t’i merrte tek shtëpia e vet dhe unë nuk pranova. Sepse doja që të mësoja çfarë familjeje ishin dhe nga ishin. Këta persona nuk pranuan kurrë të njiheshim dhe vetëm kur babai i tij më foli, atë që më frikëson mua më tepër, sepse më tha se ‘nëse vajzës tënde djali im i bën diçka, unë do ta ther fëmijën tim’. Dhe i thashë, ‘çfarë babi je ti që të shkosh të therësh fëmijën, sepse të gjithë fëmijët mund të bëjnë gabime, por nuk theren. Në momentin që ti ther fëmijën tënd, çfarë do ti bësh fëmijës tim?’

 

Eni Çobani : Arta është fare e re dhe ndodhet vetëm, pa bashkëshortin, pa familjen, pa vajzat, me këtë dhunë, e stresuar, por me diçka të madhe në zemër, sikur është besimi. Arta e dashur, unë i bashkohem edhe një herë dhimbjes tënde për të reaguar, i bëj thirrje çdo nëne dhe vajze shqiptare nëse dhunoheni, ju lutem flisni, sepse ne nuk mund të reagojmë nëse ju nuk flisni. Arta e dashur, të lutem edhe një herë vazhdoje besimin tënd, ndriçoje jetën tënde, mos u largo nga vajzat e tua, unë do të jem një nga ata që do të vihem në krah t’i gjejmë vajzat, ta bashkojmë nënën me vajzat, se nëna pa fëmijët nuk ka jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...