Sherr mes dy prezantueseve? Çfarë ndodhi mes tyre…?

Anila Çela është shndërruar në një nga moderatoret më të suksesshme të ekranit. Me shumë vite eksperiencë, Anila është bërë shumë e dashur për publikun.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë fillesat e saj në televizion. Në një intervistë për ‘Rreze Dielli’, ajo ka rrëfyer fillesat në ekran dhe raportin me kolegët. Për më tepër Anila ka treguar si ka qenë eksperienca në moderim me Arbër Kadinë dhe Orinda Hutën.

“Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion, prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë,”-është shprehur Anila.

Më parë dy moderatoret janë përfolur për një zënkë, megjithatë Anila u shpreh kështu mbi Orinden: “-Me Orindën njerëzit e thonin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. Nuk mund të them që kishim një miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por ishte një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”,-përfundoi Anila.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...