Qeni i humbur pret 4 vjet në të njëjtin vend, derisa të bashkohet me pronarin

Një qen në Tailandë ka pritur në të njëjtin vend ku u la pas për 4 vjet të plota. Kjo histori u nda së fundmi nga një banorë në lagjen ku ka pritur ky qen. Ai e ka vërjetur qenin duke qëndruar në rrugën e njëjtë për një kohë të gjatë. Ai tha se qeni dukshëm është parë që ka qenë i braktisur, deri sa një grua ka vazhduar ta ushqej atë, raporton “9Gag”.

Pasi që i kanë pyetur edhe të tjerët, është marr vesh se ky qen ka qenë në rrugë për 4 vjet të plota. Ndërsa, për gruan që e ka ushqyer tregon se shumë herë e ka marr atë në shtëpi, pasi që ishte edhe i sëmurë, por qeni ka arritur të arratiset dhe të kthehet në po të njëjtën rrugë.

Ai nuk vazhdoi ta ndjek gruan që e ushqente, kështu që ajo ishte e detyruar t’ia sjell ushqimin në rrugë. Fati i mirë ishte se një familje ka kontaktuar familjen e cila kishte qenë duke e kërkuar këtë qen të quajtur BonBon, ata e ka parë humbjen e tij në një poster dhe iu është dukur i ngjashëm me qenin që qëndronte në rrugë dhe kështu ishte me të vërtet.

Pronari i tij, Noi, ka shpjeguar humbjen e tij, “Ne ishim duke e vizituar një të afërm në këtë vend, kur u ndalem për gaz, dhe pas disa minutave e kemi parë që ai më nuk ishte në makinë. Ata kishin besuar që BonBon ka vdekur, por pas 4 viteve ata ndjehen shumë të lumtur që ai është gjallë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...