Liberta Spahiu, moderatorja e emisionit “Prive” në Kosovë duket se i ka ardhur “topi tek dera”.

Ish- e dashura e Getoar Selimit, ka publikuar një shkrim të “Prive.al”, që trajton emisionin “Klanifornia” në Tv Klan, i cili drejtohet nga bashkëshortja e Getit, Marina Vjollca.

Postimi i Liberta Spahiut per shkrimin e Prive

Shkrimi e trajton emisionin si “turp” dhe rezultatin e tij si “një zero me bisht”, teksa titullohet: “Skandaloze: Si përbuzen luftëtarët kosovarë në ‘Klanifornia’?”,ndërsa vetë Liberta e ka shpërndarë me fjalët: Turp, marre.

“Premiera e programit ishte zhgënjim për shikuesit nga të gjitha detajet. E para, skenografia e cila ngjante në Portokallinë e 15 viteve më parë. Me një ndriçim të zbehtë, të qeshurat e shtuara në montazh, ‘Klanifornia’ ngjante në gjithçka përpos një programi humori që synon të përçojë gjallëri. Kritikat u rikthyen edhe për Marinën në vazhdën e të njejtave me ato të ‘C’est la vie’”, thuhet në shkrim.

E këtu nuk është lënë pa përmendur as roli i Shote Galicës që është interpretuar nga aktorja Delinda Disha.

Shkrimi i Prive
““E ‘qershia mbi tortë’ ishte njëri prej skeçeve debutuese të aktores Delinda Disha. Shkëlqimi i ndërtuar ndër vite në programin tjetër ku asnjë fjalë nuk lejohet të thuhet rastësisht u ‘zhvesh’ që në paraqitjen e parë me rolin skandaloz të Shotë Galicës. Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.-thuhet më tej në shkrim.