Një grup turistësh gjermanë të quajtur “Miqtë e Hekurudhës”, janë surprizuar vërtet bukur nga stafi i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, në Lezhë.

Ata janë 45 turistë që kanë pasion të shëtisin botën me trena të vjetër, dhe ndërsa ishin ndalur në Lezhë për shkak të një defekti të trenit Vorë-Shkodër, Mrizi i Zanave i ka qerasur me raki, petulla, djathë e mjaltë.

Ushqimi u është servirur brenda në tren nga kamarieret me veshje popullore, ndërsa në sfond kishte dhe muzikë me violinë.