700 euro nata në hotel/ Ministrja e fiksuar pas luksit publikon shapkat e firmës, i fshin me shpejtësinë e erës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot takimin e radhës me dy deputetë të Bundestagut Gjerman, Christian Petry dhe Metin Hakverdi. Në fund të takimit ajo nuk ka ngurruar që këtë event ta publikojë edhe në rrjetet sociale, por duket se situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Teksa ka ndarë me publikun në rrjetin e saj social Twitter, foto nga takimi, ministrja e hotelit 700 Euro, padashje na ka treguar më shumë seç duhet. Pas tre fotove me deputetët e Bundestagut, ajo ka publikuar një të katërt ku shihet vetëm pjesa e këmbëve të dy personave dhe një palë shapka.

Nuk dihet kush është personi mistrioz me shapkat “Reebook”, që çmimi i tyre është tepër i lartë , por duket se reklama e takimit me deputetët europianë dështoi, pasi vëmendjen e mori fotoja e çuditshme.

Vetëm pak minuta më vonë fotoja është fshirë nga rrjeti social.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...