Si votohej “alla shqiptarçe”

Nga Dom Artur Jakut:

Koha ka tregu që politika ka rrugëtimin e vet, e qyteti të vetin.

Shpesh nuk kanë të njëjtin rrugëtim.

Me lutjen që të dimë me u sjellë si besimtarë para se me u sjellë si partiakë po sjell në kujtesë një shënim të të Lumit dom Lazer Shantoja, me titull “Zgjedhjet në Shkodër” Viti 1924

 

‘Mêrren me qirà automobila, karroca, kual. Nisen propagandistat nëpër zonat e ndryshme të Prefekturës. Telegrafë e telefon pà pushue. Mbledhje aty ktû. Kah mrâmja ja mrrinë zgjedhsit e dytë të përciellun me gjind të shënjuem për kontroll. Secili niset te vêndi i shênjuem prej partiës s’vet. Aty nuk ndihet tjetër veçse Popullore, Popilorja Petullore, Opozitë, Depozitë, Kompozitë, Buzhicë e Peticë.

 

 

Oratorat e kryetarët e partienavet shpërvilen. “Rrnoftë” njéna o ”Rrnoftë” tjetra. Dahen me bûjtë nëpër shpija. Dicka kërset andej kah Perashi. Pushkë?…Jo! Kshtêja?…Jo! Âsht birra qi Bashkija u qet malcorvet… “pour l’Albanie”!…Në rrugë të madhe Popullorja ndeshet n’Opozitën. Popullorja (buzëqeshtë): Hej ti lum miku! Si m’a kè qefin?Opozita (serjoze): S’ka mâ mirë! Me fè të gjallë! Popullorja (t’u zgërdhi): Hê,hê!… Ani mue do me më kallxue ti! Morè, për Zotin (edhè Zotin po t’a bâj) ti nuk je në qefë hiç e burrë, porse don me m’u shti mue. E lypë piligrami ashtû; hajd ti, bâjnë nji grimë rrugë bashkë, mandej ndalen.

 

Popullorja i avitet Opozitës e tuj i marrë dorën i thotë : A ma kallxon tash të drejtën? Por të drejtën due me më kallxue! Tek e mramja na jena miq…e kushdo qi të fitojë…na tu shoshoqi do të ngasim…? Tashti, a t’âsht mbushë edhè ty mêndja përnjimend se e fitojmë na, e vec të duhet me qindrue. Pash Zotin fol si burrë e ma kallxo të drejten….!’

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...