Në qershor të këtij viti, Shkodra u be qyteti i pare ne vend i cili do ofronte për turistet suvenirë. Vendosja e këtij konteineri solli shume kritika nga qytetaret dhe ne rrjetet sociale duke ironizuar atë,  gjithashtu ne disa raste u krijuan peticione ne internet për heqjen dhe zhbllokimin e rrugës muzeale.

Për ketë reagoi menjëherë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi duke thëne se kjo kioske do të zhvendoset ne disa zona te bashkisë Shkodër. Sipas Ademit ‘Shkodra Tourist Official Brand’ do sillte risi në prodhimin e suvenirëve ku përveç turisteve do të ndihmonte edhe të rinjtë vendas me prodhimet e tyre.

Për Ademin u nis si një projekt nxitës për turizmin në vend por dhe promovim i vlerave të qytetit dhe për produktet artizanale vendase.

Premtimet për ketë konteiner nuk u mbajtën kurre nga Kryetarja Ademi dhe ai vazhdon të pengoje pamjen e bukur të rrugës ‘Kole Idromeno’