Këngëtarja e njohur australiano-britanike, që numëron shumë hite, Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë këngëtarja me anë të një fotoje në Instagram.

 

Në foton e postuar Natalie shfaqet me djalin e porsalindur i cili i mban gishtin.

 

“Mirë se erdhe në këtë botë Max Valentine Imbruglia”, shkruajti këngëtarja duke zbuluar emrin e djalit.

 

Natalie u bë nënë në moshën 44 vjeçare me fertilizim in vitro.