Ish-bashkëshorti i Marsidës: Dy fëmijët kanë qenë me mua, personat që ishin me të në banesë…

Në një intervistë me gazetaren e “Panorama” Etleva Delia, Etmond Sinka, babai i dy fëmijëve të Marsidës, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se me Marsiden janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme.

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.

Sinka, duke folur për ngjarjen tra gjike ku mbeti i vr arë me ar më zjarri 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u pla gos polici Bledar Toçi, tha se nuk ka njohje personale me ta.

Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të.

“Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...