Shpeshherë Aurela Hoxhës i shkruajnë ndjekësit e saj në Instagram për buzët, që siç e pranon edhe ajo vetë, kryen shpesh ndërhyrje duke i mbushur ato.

 

Mirëpo, ka ardhur momenti që ajo të heqë dorë kjo ndërhyrje. Ose të paktën kështu shprehet showgirl-i shqiptar. Në një video përshëndetëse në emisionin e Rudinës, për mikun e saj Alban Ramosaj, Aurela u shfaq me filtrin e ri që të zmadhon buzën.

 

Komentuesin filluan menjëherë ta akuzojnë për një ndërhyrje të re Aurelën. Mirëpo, ajo vendosi t’ju kthejë përgjigje duke shkruar se prej kohësh e ka hequr mbushjen në buzë.

 

“Qetësohuni njerëz të “mirë”, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj më kurrë (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo menduat që kam bërë $tatu? P.s si ju duket kënga më e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës”,-shkruan Aurela.