Albi Nako dhe Alba Hoxha flasin për herë të parë rreth lidhjes!

Prej më shumë se 1 viti flitet për një histori dashurie mes Albi Nakos dhe balerinës, Alba Hoxha. Madje, pak muaj më parë u aludua se çifti i kishte dhënë fund për arsye që mund t’i lexoni këtu dhe këtu.

Sot, të ftuar tek Rudina dyshja u duk se ishte ~e qartë~ në çfarë tha! Të pyetur drejt nga moderatorja nëse mes tyre ka ndjenja përgjigjia e Albës ishte kjo:

“Ne gëzojmë një respekt maksimal për njëri tjetrin. Nuk jemi më shumë se sa miq! Na lidh profesioni, pastaj secili ka jetën e tij. S’e kam kuptuar kurrë pse u bë gjithë ky boom! Komentet që shihni janë të gjitha miqësore.”

Ndërsa Albi, pas një heshtjeje të sikletshme dhe shkëmbime shikimesh mes të dyve, tha:

“Jemi kolegë shumë të mirë. Kemi një përqasje shumë shumë të mirë, që siç mund ta shihni nis që nga emrat. Por aq sa kemi edhe kemi, aq edhe nuk kemi asnjë lidhje me njëri tjetrin.”

Pra, jo vetëm që nuk janë të lidhur, por janë thjesht kolegë. E dëgjuat? Kolegë!

Pas kësaj, Rudina Magjistari këmbëngulte duke besuar në një tjetër të vërtetë mes dyshes, por jo. Prandaj pyetja e fundit lidhej me jetët e tyre private.

Fillimisht, Albi u përpoq ta devijonte, duke e kthyer në filozofike bisedën dhe tha: “Fatkeqësia më e madhe është të jesh në një raport dhe të ndihesh single.”

Nëse ishte një deklaratë e dedikuar apo jo nuk e dimë, por momentalisht si Alba Hoxha ashtu dhe Albi Nako janë single!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...